Kosova

Osmani për tragjedinë në Cetinje: Qëndrojmë me popullin e Malit të zi

Ajo ka thënë se është e pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi.

Në këtë moment pikëllimi, Kosova qëndron me popullin e Malit të Zi. Kështu ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të 11 viktimave që mbetën të vrarë gjatë ditës së djeshme në Cetinje të Malit të Zi, raporton Albinfo.ch.

Ajo ka thënë se është e pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi.

“Duke dërguar ngushëllimet më të sinqerta për Presidentin Gjukanoviq, familjeve që humbën të dashurit e tyre u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani në Twitter./Albinfo.ch/

Gjatë ditës së djeshme në Cetinë të Malit të Zi, në afërsi të objektit të Qeverisë, mbetën të vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë të lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë.

Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në përleshje ka mbetur i vrarë.