Kosova
Osmani premton ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës
Ajo priti në takim deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, të cilin e ka uruar për rizgjedhjen.
Sipas Presidentes Osmani, është e rëndësishme që u sigurua vazhdimësia e përfaqësimit të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe se Shaip Kamberi do të jetë zëri artikulues i kërkesave të shqiptarëve.
Presidentja Osmani theksoi se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtarë e ka ngritur shqetësimin për problemet me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe se duhet thelluar përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve, teansmeton Albinfo.ch.
Sipas saj, është i rëndësishëm koordinimi i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për t`i adresuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me pozitën e tyre.
Kurse deputeti Shaip Kamberi ka falënderuar Presidenten Osmani, e cila vazhdimisht ka folur për problemet me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












