Lajme
Pacientët me sëmundje të rralla në Europë pa mbështetje psikologjike
Një sondazh i realizuar nga një organizatë europiane për sëmundjet e rralla, me rreth 10 mijë pacientë dhe kujdestarë në 45 vende të Europës, tregon se shumica e personave që jetojnë me këto sëmundje nuk marrin ndihmën psikologjike që u nevojitet.
Sipas rezultateve, rreth 7 në 10 pacientë dhe kujdestarë përballen me vështirësi të shëndetit mendor. Ata raportojnë nivele shumë më të larta të depresionit dhe ankthit krahasuar me popullsinë e përgjithshme, ndërsa ndjenja e vetmisë është shumë më e theksuar. Gjithashtu, mendimet vetëvrasëse rezultojnë dukshëm më të shpeshta.
Pavarësisht nevojës së madhe për mbështetje psikologjike, vetëm gjysma e të anketuarve kanë arritur ta marrin këtë ndihmë në gjashtë muajt e fundit. Ndër pengesat kryesore përmenden kostot e larta, listat e gjata të pritjes, distanca nga shërbimet dhe mungesa e informacionit.
Ekspertët e cilësojnë situatën si një krizë serioze të shëndetit mendor dhe kërkojnë që mbështetja psikologjike të përfshihet si pjesë thelbësore e trajtimit për pacientët me sëmundje të rralla në të gjitha fazat e kujdesit shëndetësor.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












