Lajme
Pacientët që kanë kaluar Covid-19 kanë simptoma edhe pas gjashtë muajsh
Më shumë se tre të katërtat e personave të shtruar në spital me COVID-19 ende vuajnë nga të paktën një simptomë edhe gjashtë muaj më pas, sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet”, gjë që thekson nevojën për kërkime të mëtejshme në efektet e mbetura të COVID-19, shkruan AFP, përcjell Albinfo.ch.
Lodhja ose dobësia e muskujve janë simptomat më të zakonshme. Gjithashtu, janë vërejtur edhe çrregullime të gjumit, ankth ose depresion.
Përveç kësaj, disa pacientë kanë zhvilluar probleme me veshkat pas daljes nga spitali.
Pacientët që kanë qenë të sëmurë më rëndë shpesh kanë rezultuar me dëmtime në funksionin e mushkërive, si edhe anomali të tjera në kraharor.
“Për shkak se COVID-19 është një sëmundje e re, ne vetëm sa kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet e tij afatgjata në shëndetin e pacientëve”, komenton autori kryesor i studimit, prof. Bin Cao.
“Kjo thekson nevojën për kujdes të mëtejshëm pas daljes nga spitali, veçanërisht për pacientët me infeksion të rëndë”, shtoi ai.
Cao shtoi se është me rëndësi kryerja e studimeve më të gjata në popullata më të mëdha, në mënyrë që të kuptohet spektri i plotë i efekteve që COVID-19 mund të ketë te njerëzit.
Sipas OBSH, virusi paraqet rrezik për efekte të qëndrueshme serioze në disa persona, madje edhe te të rinjtë, që nuk janë shtruar në spital.
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej











