Lajme
Pacienti kosovar i klinikës psikiatrike mbyt pacientin tjetër
Një pacient 33 vjeçar i ardhur rishtas, me shtetësi kosovare në një moment sa ishte pa mbikëqyrje, e ka sulmuar fizikisht pacientin tjetër, një plak 85 vjeçar
Në natën mes të enjtes dhe të premtes në Klinikën Psikiatrike «St.Urban» të Lucernit një pacient ka sulmuar pacientin tjetëri cili ka vdekur nga plagët e shkaktuara, shkruan srf.ch
Një pacient 33 vjeçar i ardhur rishtas, me shtetësi kosovare në një moment sa ishte pa mbikëqyrje, e ka sulmuar fizikisht pacientin tjetër, një plak 85 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Siç bën të ditur policia, plaku ka vdekur pak kohë më vonë nga plagët e rënda që ka marrë.
Sulmuesi pastaj kishte arritur të arratisej nga klinika por pak më vonë ishte gjetur në afërsi. Ai, sipas komunikatës, ishte sjellë në spital për shkak të një çrregullimi të rëndë psikosocial. Prokuroria Publike e Sursee-së ka iniciuar hetimet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër... -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve Qeveria zvicerane po shqyrton një rritje të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të siguruar... -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit -
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike













