Lajme
Paga e shefave është rritur, ajo e punëtorëve ka rënë, a bën përjashtim Zvicra?
Oxfam ka nxjerrë një raport, ku thotë se paga e drejtorëve të kompanive është rritur me 9% ndërkohë që ajo e punëtorëve ka rënë për 3%, përcjell albinfo.ch.
Por, situata është pak më ndryshe në Zvicër, ndërsa ky studim përfshin Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Indinë.
Duke marrë parasysh inflacionin, pagat reale ranë me 2% vitin e kaluar në Zvicër. Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencia AWP, ky trend ishte gjithashtu në rënie midis drejtuesve të mëdhenj të biznesit.
Frankie Ng, kreu i SGS, është ai që ka parë uljen më të madhe të shpërblimit të tij, me një rënie prej 36% krahasuar me vitin 2021.
Nga 26 kompanitë e mëdha të marra në konsideratë nga AWP, vetëm shtatë bosët i kanë shpëtuar këtij trendi, shkruan RTS.
Nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për t’u përgjigjur nëse Zvicra qëndron më mirë, por është përgjithësisht mesatare, thotë për RTS, Rafael Lalive, profesor i ekonomisë në Universitetin e Lozanës.
“1% më e pasur në Zvicër fiton afërsisht 10% të të ardhurave totale, që është një masë e pabarazisë. Dhe Zvicra është afërsisht në mes të vendeve të OECD. Çuditërisht, është se në Zvicër, këto pabarazi kanë mbetur konstante gjatë tridhjetë vjetëve të fundit, ndërkohë që në vende të tjera, si SHBA apo Britania e Madhe, këto pabarazi janë rritur ndjeshëm”, shprehet ai, përcjell albinfo.ch.
Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, i duhen më shumë se 400 vjet që një punonjës të fitojë sa një shef i madh në 12 muaj, sipas Oxfam.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej











