Shqipëria
Pagat e ulëta kanë ‘prodhuar’ varfëri në Evropë
Një raport i pak kohëve më parë i Bankës Botërore tregonte se, shqiptarët kanë pagat më të ulëtat në Evropë, të shprehura në fuqisë blerëse, madje sa 68.6% e pagave të shqiptarëve të Kosovës që janë të dytët në listë pas Shqipërisë në kontinent
Pagat janë një tjetër aspekt mjaft i rëndësishëm i tregut të punës dhe Shqipëria e ka vuajtur së tepërmi, të paktën gjatë këtyre tre dekadave të fundit. Pagat e ulëta në Shqipëri kanë arritur të prodhojnë edhe varfëri absolute.
Të dhënat tregojnë se, në Shqipëri kjo normë fiksohet në pak më shumë se 5%. Për ata që punojnë në sektorin informal, norma është gati 5 herë më e lartë se ata që janë të formalizuar.
Varfëria absolute është ajo nën 3.1 dollarë për person në formën e paritetit të fuqisë blerëse, pra të asaj se ç’mund të blesh me 3.1 dollarë dhe jo vetëm 3.1 dollarë si të tilla, pasi në vende të ndryshme, çmimet janë të ndryshme, duke e ndryshuar tërësisht vlerën e shifrës si të tillë, përcjell albinfo.ch.
Një raport i pak kohëve më parë i Bankës Botërore tregonte se, shqiptarët kanë pagat më të ulëtat në Evropë, të shprehura në fuqisë blerëse, madje sa 68.6% e pagave të shqiptarëve të Kosovës që janë të dytët në listë pas Shqipërisë në kontinent.
Në krahasim me malazezët pagat e shqiptarëve në fuqi blerëse janë sa 50.8% e tyre, shkruan ‘Scan’.
Në terma më banalë, në rast se një shqiptar i Kosovës mund të blejë 6 pako makarona dhe një malazez 8 të tilla me pagën e tij mujore, një shqiptar i Shqipërisë mund të blejë vetëm 4 pako makarona në muaj me pagën e tij.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë









