Lajme
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër
Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40% të vendosur për në fund të vitit nga Këshilli Federal.
Këtë vjeshtë, autoritetet vendosën disa masa për të përshpejtuar integrimin e tyre profesional. Por tregu i punës nuk është lehtësisht i aksesueshëm për këta të internuar. Historia e Yulia Shaparieva, e intervistuar nga RTS, tregon këtë vështirësi.
Kjo grua ukrainase ka mbërritur në Zvicër dy vite më parë me djalin e saj. Ajo kishte një qëllim: të punonte dhe të bëhej e pavarur. Ajo ndoqi kurse frënge por pavarësisht dy praktikave si asistente kuzhine, e diplomuar në kontabilitet nuk ka gjetur punë.
“Isha shumë e zhgënjyer, sepse tashmë e shihja veten si kuzhiniere. Por e kuptova që nuk mund të qëndroja në atë pistë”, shpreh keqardhje ajo. Julia Shaparieva jeton me një buxhet të ngushtë. Që nga kjo verë, ajo ka ndjekur një kurs trajnimi të përshpejtuar si asistente kontabiliteti me synimin për të marrë një diplomë të njohur në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Mbikualifikim
Për deputetin Guy Gaudard (PLR/VD), themelues i kompanisë së energjisë elektrike, Gaudard Energie, e cila përdoret për trajnimin dhe punësimin e refugjatëve, hipoteza është ndoshta se “ukrainasit janë më shumë në fushën akademike dhe se profesionet që u ofrohen thjesht nuk u përshtaten atyre”. Prej dy vitesh ai nuk ka marrë asnjë aplikim nga ukrainasit.
Ky është edhe vëzhgimi i Xavier de Montmollin, kreu i strukturës së riintegrimit profesional Connexion-Ressources. Ukrainasit janë të trajnuar mirë dhe kanë një profil mjaft akademik. Prandaj, nuk është e lehtë të projektosh veten në një punë më pak të kualifikuar.
“Puna e trajnerëve tanë është që ndonjëherë të mund të dekonstruktojnë për të rindërtuar. Është gjithashtu të aftësohen të shpjegojnë se si bëhet puna në Zvicër, pritshmëritë e punëdhënësve, kërkesat e tregut zviceran dhe njohja e diplomave”, shpjegon Xavier de Montmollin.
Kërkesat e reja kantonale
Ndërsa ajo ka ndjekur këtë rrugë profesionale, Yuliia Shaparieva mund të kapet nga kërkesat e reja të Kantonit të Vaud: të gjithë ukrainasit me një nivel bazë të frëngjishtes ose që flasin anglisht tani kanë detyrën të regjistrohen si të papunë dhe të pranojnë çdo punë të përshtatshme, nën ndëshkimin e sanksioneve të mundshme.
“Zvicra ka vënë tashmë shumë para për ukrainasit. Është logjike të duhet të punosh ose të kërkosh një punë,” beson ajo.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimit të karburantit detyron linjat ajrore të shtrenjtojnë fluturimet dhe të reduktojnë shërbimet Industria globale e aviacionit po përballet me një valë të re sfidash për shkak të rritjes... -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës -
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran? -
Monako gjobit UBS-në me 6 milionë euro për pastrim parash













