Të tjera
Pak policë shqiptarë në Luginën e Preshevës
Projekti i policisë multietnike i cili kishte nisur nga OSBE në vitin 2001 kishte për qëllim kthimin e besimit të qytetarëve në organet shtetërore, duke përfshirë në mënyrë proporcionale pjesëtarët e komuniteteve të zonës.
Por, ndryshe nga qëllimi, ka disa vjet që ky projekt po rrezikon të mbetet me një numër simbolik të shqiptarëve. Nagip Arifi, kryetar i Komunës në Bujanoc dhe ish-anëtar i Komisionit për Policinë Multietnike, shpreh shqetësimin e tij për rënien e numrit të policëve shqiptarë dhe mosplotësimin e këtij numri po me shqiptarë.
Shqetësuese sipas Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës, është edhe përfshirja simbolike e shqiptarëve në strukturën komanduese e edhe në administratën e policisë, raporton rtk, transmeton Albinfo.ch.
Policia multietnike është themeluar si rezultat i marrëveshjes së paqes të njohur si Marrëveshja e Konçulit në maj të vitit 2001, të nënshkruar nga përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së dhe ata të Qeverisë së Serbisë, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Aleancës Veriatlantike – NATO-s.
Që nga themelimi e deri më tani dhjetëra policë shqiptarë janë larguar nga detyra, disa të suspenduar, një numër kanë vdekur dhe disa vullnetarisht janë larguar, ndërsa asnjëherë ky numër nuk është plotësuar me shqiptarë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











