Të tjera
Pak serbë kanë mendim pozitiv për Bashkimin Evropian
Për dallim nga vendet e tjera të rajonit të cilat janë pro-evropiane, Serbia duket të mos jetë në linjë me shtetet të cilat e pëlqejnë Bashkimin Evropian, edhe pse një pjesë e tyre e duan anëtarësimin.
Këtë e tregon edhe sondazhi i fundit i realizuaar nga ‘Euractiv ‘, i cili nxjerr të dhëna lidhur me preferencën e serbëve rreth Bashkimit Evropian, përcjell Albinfo.ch.
Sipas këtij sondazhi, vetëm 21 për qind e serbëve kanë mendim pozitiv për Bashkimin Evropian, derisa 46 për qind janë pro anëtarësimit të Serbisë në këtë institucion, njoftoi “Euractiv” të hënën. Sërgjan Bogosavljeviq, iniciuesi i sondazhit, tha se serbët janë më pak entuziastë për anëtarësim në BE, krahasuar me qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ai tha se numri i serbëve që besojnë se Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE është trefishuar gjatë shtatë vjetëve të fundit. Në vitin 2008, 32 për qind e serbëve mendonin se Serbia nuk duhej ta ndiqte rrugën e anëtarësimit në BE nëse kushtëzohej me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Më 2015, 14 për qind e të anketuarve kishin thënë se nuk presin që Serbia të anëtarësohet në BE.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










