CH-Ballkani
Pala serbe këshillohet me ish-kancelarët gjermanë dhe këshilltarë të tjerë politikë
Diplomati austriak Wolfgang Petritsch e mbështet Serbinë në këtë çështje, ndërsa Vucic në javët e kaluara është këshilluar me ish kancelarët gjermanë Alfred Gusenbauer und Gerhard Schröder. Ky i fundit njihet edhe për biznes me Gazpromin rus dhe akuzohet si rusofil.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit dyorësh në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, së paku 45 minuta ka biseduar për situatën në Kosovë.
“Kam folur për situatën, për frikën që kemi në rast se provokimet vazhdojnë dhe në rast se do të kemi çfarëdo sulmesh në jetërat dhe pronën e popullit serb në Kosovë”, tha Vuçiq për gazetarët pas këtij takimi.
Në lidhje me shkëmbimin e territoreve, që rëndom përmendet si korrigjim i kufijve, Vuçiq deklaroi: “Kam menduar se ajo është një zgjidhje racionale, por askush tjetër nuk mendon kështu”, por Putini nuk ka bërë deklaratë publike rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve, përveç se u tha se mbështet çdo vendim të Serbisë.
Media austriake “Der Standard” ka shtuar se lobi serb për shkëmbimin e territoreve vijon të propozohet te kancelaritë perëndimore. Së fundi për këtë opsion kanë filluar të lobojnë edhe këshilltarët politikë, të cilët janë të afërt me socialdemokratët, përcjell albinfo.ch. Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, sqaroi shkurt se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, përfiton rreth 150 mijë dollarë në muaj nga Lindja e Mesme për këshilla rreth ndryshimit të kufijve. Bisedimet kryhen në dyer të mbyllura. Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, e mbështet Serbinë në këtë çështje, ndërsa Vuçiq në javët e kaluara është këshilluar me ish-kancelarët gjermanë Alfred Gusenbauer dhe Gerhard Schröder. Ky i fundit njihet edhe për biznes me Gazpromin rus dhe akuzohet si rusofil.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












