Lajme
Pallati Federal në Bernë, megjithatë do të ndriçohet
Organizatorët kanë premtuar se do të pezullojnë spektaklin e dritave çdo të hënë dhe në këtë mënyrë do të kursejnë 15 për qind të energjisë
Për dhjetë vjetët e fundit, Pallati Federal i Zvicrës (Bundeshaus) është vënë në skenë me spektaklin e dritave “Rendezvous Bundesplatz” për pesë javë, duke filluar nga fundi i tetorit, transmeton albinfo.ch. Edhe këtë vit manifestimi do të mbahet nën moton “Point Nemo”.
Kjo është vendosur pavarësisht nga mungesa e pritshme e madhe e energjisë. Kështu bëhet e ditur nga zyra e Këshillit Kombëtar, shkruan srf.ch.
Miratimi për këtë aktivitet jubilar (dhjetëvjetori i fillimit) është dhënë një vit më parë.
Megjithatë, organizatorët privatë kanë premtuar se do të pezullojnë spektaklin e dritave çdo të hënë gjatë këtyre pesë javëve dhe në këtë mënyrë do të kursejnë 15 për qind të konsumit të energjisë elektrike.
Si pasojë e mungesës së paralajmëruar të energjisë elektrike, në Zvicër, në shumë sektorë të jetës publike janë paralajmëruar masa të forta kursimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













