Kosova
Palmer: Kufijtë do të jenë pjesë e negociatave Kosovë – Serbi?
Palmer tha se po punon ngushtë me ambasadorin Richard Grenell
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer tha të mërkurën se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutohet apo jo çështja e kufijve në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Gjatë një dëgjese në Komisionin e Punëve të Jashtme të senatit amerikan, zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje me autorësi lokale dhe që duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
“Ajo që ne do të dëshironim të shohim është një marrëveshje e qëndrueshme, që është në pronësi lokale, për të cilën të mund të binden si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme të nënvizohet një marrëveshje që është gjithëpërfshirëse, që përbën normalizim të plotë, që është shumë dimensionale; ajo do të kishte një komponent të sigurisë, një komponent politik, një komponent ekonomik dhe tregtar, do të kishte edhe një komponent kulturor.”
Sa i përket faktit nëse kufijtë mund ose mund të mos jenë pjesë e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, kjo varet nga palët për ta vendosur, tha zoti Palmer.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve për ndikimet që mund të kishte ndryshimi i kufijve në pjesë të tjera të rajonit, zoti Palmer tha:
“Unë e kuptoj absolutisht argumentin e ‘kutisë së pandorës’ që i ka bërë shumë vëzhgues në Ballkan të pyesin se nëse ndryshoni një kufi këtu çfarë ndodh me një kufi atje, ku duhet hequr vija? Unë mendoj se ky është një shqetësim legjitim. Dhe nëse palët lëvizin në drejtim të diskutimit të këtyre çështjeve, kjo është diçka me të cilën ne do të duhet të punojmë dhe të shohim se a është ky një rrezik që mund të menaxhohet siç duhet.”
Zoti Palmer tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për këtë çështje.
Tani për tani, tha zoti Palmer, jam duke punuar me ambasadorin Grenell për të identifikuar rrugën për t’u rikthyer te negociatat.
Ai tha se qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i japë fund fushatës për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet rifillimi i bisedimeve.
Zoti Palmer i cilësoi zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë si shumë të rëndësishme për Kosovën, ndërsa nënvizoi se “kjo do të jetë qeveria e parë pa forcat që kanë pasuar ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës… pa figurat nga e kaluara.” “Kjo dëshmon dëshirën e qytetarëve për ndryshim”, tha zoti Palmer duke theksuar se qeveria e re pritet të formohet nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Vetëvendosje për herë të parë doli e para në zgjedhje. E njoh zotin Kurti, por si do të sillet në qeveri, është e paqartë”, tha ai, duke nënvizuar se Kosova tash duhet të formojë qeverinë, të zgjedhë ministrat. “Shpresoj se do të lëvizin shpejt”, meqë ka “punë për të bërë para se palët të ulen në tryezën e bisedimeve”, tha ai.
Zoti Palmer tha se po punon ngushtë me ambasadorin Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai kritikoi Bashkimin Evropian që dështoi të hapte negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim që siç tha ai “dërgon mesazhe të gabuara tek Prishtina dhe Beogradi”.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














