CH-Ballkani
“Panagjyri i Gjilanit”, organizim për nder të diasporës
Me ardhjen e mërgimtarëve Komuna e Gjilanit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet për të pasur ata një pritje dhe qëndrim dinjitoz.
Kështu ka premtuar numri një i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Këtë vit ardhja e mërgimtarëve dhe qëndrimi i tyre në vendlindje do të ketë një tretman më ndryshe.
„Për nder të diasporës do të ketë ditë të veçanta për ta, ku ata do të kenë mundësi të vizitojnë institucionet e komunës, do të ketë manifestime, programe e aktivitete nga më të ndryshmet, me të vetmin qëllim që ata të ndihen komod dhe të relaksuar në vendlindje”, tha për rajonipress Lutfi Haziri.
“Zemra e komunës është pranë diasporës, duke organizuar aktivitete të ndryshme kulturore, muzikore e sportive. Diaspora do të ndihet e relaksuar sikur në shtëpinë e saj dhe ne do të kujdesemi me mundësitë tona buxhetore që diasporën ta mbajmë të gjallë”, tha Haziri.
Llogaritet se vetëm komuna e Gjilanit ka në diasporë rreth 30 mijë qytetarë të saj. Regjistrimi i fundit i popullsisë ka dëshmuar se në Gjilan më se 6 mijë shtëpi janë të zbrazta.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla












