Portrete të firmave
„Panairi Lugina“ sjell në Zvicër prodhimet e bizneseve nga Kosova lindore
Për herë të parë ka hapur dyert Panairi i Bizneseve Shqiptare nga Lugina, “Panairi Lugina”, në kuadër të të cilit 18 biznese nga Lugina kanë prezantuar prodhimet e tyre në qytetin Wezikon të Cyrihut.
Nën organizimin e Fondit Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe në bashkëpunim me Prof. Dr. Lulzim Rashitin, në edicionin e parë kanë marrë pjesë 18 kompani, të cilat kanë prezantuar prodhimet dhe shërbimet e tyre.
Ambasadori i Shqipërisë, ai i Kosovës si dhe përfaqësues nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut kanë qenë prezentë në këtë panair. Po ashtu pjesë e këtij panairi ishte edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi, zv.kryetari i Komunës së Preshevës, z.Almin Shaqiri si dhe përfaqësues nga organizata e biznese që veprojnë në Zvicër.
Adnan Ymeri, kryetar i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëherësh edhe organizator i këtij panairi në një prononcim për albinfo.ch ka thënë se ndihet i lumtur që është mundësuar organizimi i panairit të parë të bizneseve nga Kosova Lindore.
Z.Ymeri ka njoftuar se në këtë panair prodhimet e tyre i kanë prezantuar 18 biznese, nga 20 sa ishin paraparë për të qenë pjesë të këtij eventi, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, qëllimi i këtij organizimi ka qenë që bizneseve nga Kosova lindore t’u mundësohet që prodhimet e tyre t’ i prezantojnë para diasporës shqiptare në Zvicër. Tutje z.Ymeri ka thënë se shpreson që vitet në vazhdim të ketë një panair që do të bëjë bashkë biznese nga të gjitha trojet shqiptare.
Ambasadori i Republikës se Kosovës, z.Sami Ukelli, e ka vlerësuar si të qëlluar aktivitetin e prezantimit të bizneseve nga Lugina. Sipas tij, ky aktivitet i bizneseve pret që të jetë pikë kthese, ku do të gjenden mundësitë e bashkëpunimit dhe rritjes së kapaciteteve qoftë në Luginë apo në trojet e tjera shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Diaspora është shtyllë jo vetëm për remitencat, por edhe pikë e parë e referencës për investime jo vetëm nga bizneset nga diaspora, por edhe nga partnerët e tyre zviceranë”, ka thënë mes tjerash z.Ukelli.
Hap të rëndësishëm këtë panair e ka vlerësuar edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili ka thënë se shpreson që në të ardhmen do të këtë thellim të bashkëpunimit në këtë drejtim, duke e cilësuar lëvizje në të mirën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Qëllimi i këtij panairi ishte i dyanshëm, në njërën anë t’ i prezantojnë prodhimet e bizneseve nga Lugina në diasporë dhe, në anën tjetër, t’ i njoftojmë bizneset nga diaspora për mundësinë e investimit në Luginë”, ka thënë z.Arifi. Ai po ashtu ka treguar se Komuna e Bujanocit ka tri zona industriale, e që sipas tij, kjo është një mundësi e mirë për bizneset që dëshirojnë të investojnë në komunën e Bujanocit.
Sipas zv.kryetarit të Komunës së Preshevës, z. Almin Shaqiri, “Panari Lugina” është një mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes bizneseve nga Lugina dhe atyre nga diaspora. “Ky aktivitet është një mundësi e mirë për të rimëkëmbur ekonominë e Luginës së Preshevës”, ka thënë z. Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
“Panari Lugina” në kuadër të edicionit të sivjetmë ka prezantuar biznese, veprimtaritë e të cilave janë kryesisht të përpunimit të drurit, metalit si dhe atyre që ofrojnë shërbime në fushën e dizajnit dhe marketingut.
“Panairi Lugina” ka për synim të jetë tradicional.
Teksti dhe fotografitë: Armend Berisha
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj Komunat në rajonin Jura Arc po përballen me vështirësi financiare për shkak të varësisë së lartë... -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër















