Kosova
Pandemia ndikoi që ndotja e mjedisit të ulet për 50%
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se gjatë kohës së pandemisë ndotja e mjedit është ulur për 50%.
Të dhënat e AMMK-së tregojnë për ulje të përqendrimeve të disa ndotësve të ajrit, e në veçanti të përqendrimeve të dyoksidit të azotit (NO2) dhe Grimcave të pluhurit PM2.5 që kryesisht vijnë për shkak të zvogëlimit të trafikut dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme.
Njoftimi:
Pandemia dhe cilësia e ajrit në Kosovë!
AMMK ka bërë një vlerësim të cilësisë së ajrit gjatë muajve mars-prill 2020 duke e krahasuar me të njëjtën periudhë te vitit të kaluar për të analizuar se si kanë ndikuare masat të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Sikurse dihet masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë rezultuar në rënie të qarkullimit rrugor dhe në dinamikën e disa aktiviteteve tjera ekonomike, të cilat kanë ndikuar që të ketë edhe rënie të ndotjes së ajrit për disa parametra e sidomos me parametra që ndërlidhen me transportin rrugor.
Të dhënat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), që vijnë nga sistemi i monitorimit të cilësisë së ajrit që menaxhohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tregojnë për ulje të përqendrimeve të disa ndotësve të ajrit, e në veçanti të përqendrimeve të dyoksidit të azotit (NO2) dhe Grimcave të pluhurit PM2.5 që kryesisht vijnë për shkak të zvogëlimit të trafikut dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme.
Të dhënat e IHMK nga stacionet e monitorimit, flasin për ulje të ndotjes në shkallë deri në 50% në nivel të vendit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Bazuar në të dhënat e regjistruara nga stacionet matës në IHMK është vlerësuar se mesatarja e koncentrimit të NO2 në nivel të Kosovës, gjatë muajit mars ka qenë rreth 15 µg/m3, krahasuar me rreth 30 µg/m3 sa ishte në muajin mars të vitit kaluar. Ndërsa gjatë muajit prill mesatarja e koncentrimit të NO2 në nivel të Kosovës ka qenë rreth 10.4 µg/m3, krahasuar me rreth 23.7 µg/m3 sa ishte në muajin prill të vitit kaluar.
Ulje të koncentrimit janë regjistruar edhe për parametrat tjerë sikurse është PM2.5 përqendrimi i të cilit në ajër është i ndërlidhur po ashtu me aktivitetet e transportit.
Bazuar në të dhënat e stacioneve matës të IHMK, është vlerësuar se mesatarja e koncentrimit të PM2.5 në nivel të Kosovës, gjatë muajit mars të këtij viti kanë qenë 14.9 µg/m3, krahasuar me rreth 21.7 µg/m3 sa ishin në muajin mars të vitit kaluar. Ndërsa gjatë muajit prill mesatarja e koncentrimit të PM2.5 në nivel të Kosovës ka qenë rreth 10 µg/m3, krahasuar me rreth 17 µg/m3 sa ishte në muajin prill të vitit kaluar.
Duhet konstatuar se në këtë analizë nuk janë marrë parasysh parametrat meteorologjik për dy muajt për të cilët janë analizuar rezultatet e matjeve.
Për me shumë informata ju lutem vizitoni ueb faqen e AMMK (www.ammk-rks.net) ku mundë të gjeni edhe raportet mujor për muajit mars-prill për vitin 2020.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












