Lajme
Pandemia rriti thirrjet dhe përdorimin e internetit
Distancimin social të imponuar nga pandemia duket se shqiptarët po e kalojnë duke rritur komunikimin përmes telefonit. Në tremujorin kur vendi shënoi edhe situatën më problematike deri më tani të COVID-19, edhe treguesit reflektojnë ndryshime.
Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet, nga rrjetet celulare, në T4 2020 ishte rreth 1.99 milionë që përbën një rritje me 2.2% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 11.7% në krahasim me tremujorin e katërt 2019, shkruan monitor.al, transmeton Albinfo.ch.
“Totali i thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T4 2020 ishte rreth 1.4 miliardë minuta, me një rritje prej 2.3% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rritje prej 2.7% me T4 2019. Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u rrit me 6.9% në krahasim me T3 2020 dhe u rrit me 7.6% në krahasim me një vit më parë në T4 2019; Sasia e thirrjeve on-net u ul me 0.9% në krahasim me T3 2020 dhe pësoi një rënie me 0.5% në krahasim me T4 2019” thuhet në analizën e AKEP.
I njëjti raport tregon se numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T4 2020 ishte rreth 152 milionë që përbën një rënie me 8.7% krahasuar me T3 2020 dhe një rënie me 37.4% me T4 2019. AKEP vlerëson se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celuare gjatë T4 2020 ishte rreth 26 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht rreth 4.46 GB Internet në muaj në T4 2020, që përbën një rritje me 12.5% në krahasim me T3 2020 dhe një rritje me 29.4% krahasuar me T4 2019.
“Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T4 2020 ishte: 186 minuta dalëse, 20 SMS dhe 4.46 GB Internet. Krahasuar me T3 2020, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 0.5%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 11.2% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 12.5%” nënvizon AKEP.
Ndër të tjera, raporti i tremujorit të fundit të vitit të shkuar tregon se numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare, sipas kartave SIM, ishte rreth 3,337,824 që përbën një rënie me 2.8% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 1.2% në krahasim me T4 2019. Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T4 2020 arriti në rreth 2.51 milionë që përbën një rritje me rreth 2.8% me T3 2020 dhe mbetet në të njëjtat vlera me T4 2019.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












