Lajme
Panik në Vatikan, një shqiptar gjuan me armë
Një 39 vjeçar ka shkaktuar një kaos të vërtetë në rrugët e Vatikanit në Itali, duke ngritur në alarm policinë italiane, e cila e ka ndjekur për minuta të tëra në rrugët e qytetit të shenjtë.
Sipas mediave italiane, shqiptari ka çarë rrethimin prej hekuri me një makinë tip BMW pranë Vatikanit, për t’iu larguar mjeteve të policisë që e ndiqnin.
Gjatë ndjekjes është dëgjuar dhe një e shtënë arme e cila mendohet se ka ardhur nga policia, e cila tentoi të godiste gomat e makinës që drejtonte shqiptari.
Më pas, shqiptari ka vijuar arratinë e tij deri në rrugën Gregorio VII ku është përplasur me një mjet të policisë që ishte vendosur për të bllokuar rrugën. Ai hodhi nga dritarja një portofol dhe një orë.
Forcat e policisë iu afruan shqiptarit te dritarja e mjetit dhe e neutralizuan me një pistoletë paralizuese. Tani ai ndodhet në spital bashkë me dy oficerë, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tij/A2
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












