Lajme
Papa, i neveritur nga djegia e Kuranit në Suedi
Papa Françesku tha se ishte i zemëruar dhe i neveritur nga lajmi i djegies së librit të shenjtë mysliman, Kuranit. Në një intervistë për gazetën Al Ittihad nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ai e dënoi këtë akt dhe refuzoi të pranonte shpjegimin se djegia e Kuranit ishte një shprehje e lirisë së fjalës.
“Është e nevojshme të respektohet çdo libër që konsiderohet i shenjtë dhe të gjithë ata që besojnë në të. Ndihem i zemëruar dhe i neveritur nga këto veprime. Liria e fjalës nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet për të shprehur përbuzjen ndaj të tjerëve”, tha Papa.
Një burrë grisi dhe dogji një Kuran në kryeqytetin suedez Stokholm javën e kaluar, duke shkaktuar zemërim në disa vende, përfshirë Turqinë, mbështetjen e së cilës Suedia ka nevojë për t’u bashkuar me NATO-n.
Policia suedeze ka refuzuar disa kërkesa për të mbajtur demonstrata kundër Kuranit, por gjykatat suedeze kanë refuzuar vendime të tilla policore me arsyetimin se një gjë e tillë shkel të drejtën e lirisë së fjalës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











