Lajme
Papa: Lufta e Tretë Botërore është shpallur
Këto deklarime ai i bëri gjatë një bisede me redaktorët e botimeve të Jezuitëve Evropianë më 19 maj, duke iu referuar sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.
Biseda u publikua nga botimi italian jezuit ‘La Civiltà Cattolica’ dhe gazeta italiane “La Stampa” më 14 qershor dhe me siguri do të ndezë jo pak diskutime.
“Për mua sot është shpallur Lufta e Tretë Botërore. Kjo është diçka që duhet të na japë një ndalesë për të menduar. Çfarë po ndodh me njerëzimin që kemi pasur tre luftëra botërore në një shekull?”, theksoi Papa Françesku.
Françesku foli për sfondin kompleks të luftës në Ukrainë dhe interesat e përfshira, duke përfshirë ato të prodhuesve të armëve.
Ai denoncoi “brutalitetin dhe egërsinë” e trupave ruse dhe vlerësoi heroizmin dhe guximin e ukrainasve.
Në të njëjtën kohë, tha ai, “ne nuk e shohim të gjithë dramën pas luftës, e cila ndoshta në njëfarë mënyre ose u provokua ose nuk u parandalua”.
Papa është përballur me kritika për adresimin në emër ndaj presidentit rus dhe për sugjerimin se “ndoshta” NATO mund të ketë provokuar luftën “duke lehur në portat” e Rusisë.
Por në intervistën e re, Françesku sqaroi se po citonte atë që i kishte thënë një kryetar shteti. Megjithatë, Françesku mohoi se ai ishte “pro-Putin”.
Lidhur me komentet e tij për rolin e NATO-s në nxitjen e luftës, Papa zbuloi: “Disa muaj para se të fillonte lufta, takova një kryetar shteti, një njeri të mençur, i cili flet shumë pak, me të vërtetë shumë i mençur. Pasi folëm për gjërat që donte të fliste, ai më tha se ishte shumë i shqetësuar për mënyrën se si NATO po lëvizte”.
“E pyeta pse, dhe ai tha: ‘Ata po lehin në portat e Rusisë. Ata nuk e kuptojnë se rusët janë imperialistë dhe nuk do të lejojnë asnjë fuqi të huaj t’u afrohet atyre
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













