Lajme
Papa, thirrje BE-së të mos refuzojë refugjatët
Jam pranë mijëra migrantëve, refugjatë dhe të tjerëve që kanë nevojë për mbrojtje në Libi. Unë kurrë nuk ju harroj, dëgjoj klithmat tuaja dhe lutem për ju. Këta burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen dhunës çnjerëzore. Edhe një herë i kërkoj komunitetit ndërkombëtar të mbajë premtimet për të kërkuar zgjidhje të përbashkëta, konkrete dhe të qëndrueshme për menaxhimin e flukseve migratore në Libi dhe në të gjithë Mesdheun, tha sot ndër të tjera papa Françesku gjatë meshës së përjavshme në Vatikan, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Është e nevojshme t’i jepet fund kthimit të emigrantëve në vende të pasigurta dhe t’i jepet përparësi shpëtimit të jetëve njerëzore në det me mjete shpëtimi dhe zbarkim të parashikueshëm”, theksoi ai.
Dy varka gjigante ndodhen në ujërat e Mesdheut, njëra prej tyre me shumë fëmijë në bord, raportoi sot ”Alarm Phone”.
”Ato kanë probleme me motorin dhe përballen me erëra të forta dhe det të trazuar… nevojitet veprim urgjent”, shkruan ”Alarm Phone” në një postim në Twitter.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?















