Bota

Papunësia në Eurozonë: Nivelin më i ulët në katër vjetët e fundit

Në Eurozonë shkalla e papunësisë në muajin dhjetor ishte 10. 4 për qind, duke arritur nivelin më të ulët në më shumë se katër vjet, njoftoi Agjencia Evropiane e Statistikave Eurostat, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, 16.75 milionë njerëz në zonën e euros ishin të papunë në muajin dhjetor. Shkalla më e ulët e papunësisë në […]

Në Eurozonë shkalla e papunësisë në muajin dhjetor ishte 10. 4 për qind, duke arritur nivelin më të ulët në më shumë se katër vjet, njoftoi Agjencia Evropiane e Statistikave Eurostat, përcjell albinfo.ch.

Në përgjithësi, 16.75 milionë njerëz në zonën e euros ishin të papunë në muajin dhjetor. Shkalla më e ulët e papunësisë në 19 vendet në në Eurozonë ishte regjistruar në Republikën Çeke dhe në Gjermani, me 4.5 për qind.

Norma më e lartë e papunësisë, sipas statistikave të BE-së, tregon përsëri se Greqia vazhdon të ketë më shumë të papunë, 24.5 për qind (sipas shifrave të fundit në tetor), e ndjekur nga Spanja, me 20.8 për qind, në muajin dhjetor.