Kosova

Parakalojnë Ushtria dhe Policia e Kosovës

Trupat e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës parakalojnë në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë

Trupat e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës kanë parakaluar sot në rrugën “Luan Haradinaj” për të shënuar 18-vjetorin e Pavarësisë, transmeton albinfo.ch.

Para qytetarëve u shfaqën edhe automjetet ushtarake me të cilat është furnizuar Ushtria e Kosovës, duke dhënë një pamje solemne dhe festive.