Bota
Paralajmërim për sulme kibernetike në mbarë botën
Rrjetet kriminale po i zgjerojnë operacionet e tyre nga Azia në Amerikën e Jugut, në Afrikë, Lindjen e Mesme, në Evropë dhe madje edhe disa ishuj të Paqësorit

Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut e më tej. Prandaj, OKB-ja kërkon bashkëpunim ndërkombëtar.
OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit, që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve online dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare në vendet e Azisë Juglindore nuk arrijnë t’i frenojnë këto organizata kriminale.
Në raport thuhet se bandat kineze dhe ato nga Azia Juglindore i joshin viktimat duke premtuar investime, fitime me kriptomonedha, romanca dashurie e mashtrime të tjera, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), mashtrimet kibernetike tani janë kthyer në një industri të sofistikuar mbarëbotërore. Bandat kanë konvikte të shumta, ku strehojnë dhjetra-mijëra punëtorë – kryesisht të trafikuar – të cilët i detyrojnë të mashtrojnë njerëz të tjerë online.
Për të luftuar këto grupe krimi nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar.
“Ky lloj krimi po përhapet si kancer,” thotë Benedikt Hofmann, përfaqësues rajonal i UNODC për Azinë Juglindore dhe Paqësor. “Autoritetet e kundërshtojnë në një zonë, por rrënjët e tij nuk zhduken kurrë; ato thjesht migrojnë nga një vend në tjetrin.”
UNODC njofton se rrjetet kriminale po zgjerojnë operacionet nga Azia në Amerikën e Jugut, Afrikë, Lindjen e Mesme, Evropë e madje edhe disa ishuj të Paqësorit.
Raporti tregon se në vitin 2023 grupet kriminale nxorën rreth 37 miliardë dollarë (32,5 miliardë euro) nga mashtrimet kibernetike në Azinë Lindore dhe Juglindore, dhe mbi 5,6 miliardë dollarë (4,9 miliardë euro) në SHBA.
UNODC i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë menjëherë, duke nënvizuar se gjendja ka arritur në një “pikë kritike kthese”. Mospërfshirja në aksionet e përbashkëta kundër këtyre bandave do të ketë “pasoja të paprecedenta për Azinë Juglindore, me ndikim global”.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Zvicër
-
Gjykimet që ndryshuan Zvicrën në historinë 150 vjeçare të Gjykatës Federale Gjykata Federale feston përvjetorin – dhe duket të jetë befasueshëm jashtë kohës. Nga të drejtat e...
-
Bujqësia organike në Zvicër në ngërç: Stagnon për herë të parë që nga viti 2010
-
Ushtria zvicerane po mendon të hapë përsëri disa bunkerë të vjetër
-
Zvicra interpreton në Eurovizion me këngën “Voyage”
-
Eurovision 2025 hap dyert me spektakël në Bazel