Lajme
Paralajmërime për “vizat” para festave
Nëse vala e azilkërkuesve rritet, atëherë mund të ndodhë që qytetarëve të caktuar t’ u merret edhe pasaporta.
Para dy javëve nga Gjermania u dëbuan 38 azilkërkues nga Maqedonia. Ata në aeroportin e Shkup thanë hapur se kishin shkuar në Gjermani për të gjetur mundësi të qëndrojnë atje.
Rasti i këtyre azilantëve u jep argument të gjithë atyre që ngrenë shqetësimet për keqpërdorimin e liberalizmit të vizave.
Këto shqetësime morën tone serioze kur deputetë evropianë, por edhe Komisioni Evropian të hënën kërkuan hapur masa më të mëdha si nga BE-ja, ashtu edhe nga vendet që përfitojnë nga regjimi pa viza që të pengojnë keqpërdorimin e sistemit.
Në debatin në Parlamentin Evropian, ndër vendet që u përmendën ishin Maqedonia dhe Serbia. Komisioni Evropian tha se ishin rritur aktivitetet me vendet nga të cilat kishin ardhur shqetësime për mosrespektimin e regjimit pa viza. Nga disa evrodeputetët kishte edhe sugjerime se regjimi pa viza mund të vihet në rrezik nëse ai keqpërdoret.
Komisioni Evropian ka filluar edhe një proces ndjekjeje të vendeve që janë të përfshirë me regjimin pa viza, duke bërë edhe një vlerësim për masat që ndërmerren nga autoritetet për të penguar valën e azilkërkuesve.
Nga Brukseli thonë se raporti i parë për regjimin pa viza do të bëhet në qershor të vitit 2011. Autoritetet në Shkup ndërkohë thonë se po ndërmarrin të gjitha masat që të pengojnë këtë prirje. Për momentin po bëhen analiza se kush po jep njoftime të rreme për qytetarët se mund të kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu kanë thënë se nëse vala e azilkërkuesve rritet, atëherë mund të ndodhë që qytetarëve të caktuar t’ u merret edhe pasaporta.
Këto njoftime dhe vlerësime për regjimin e vizave vinë në kohën e festave të fundvitit, kur vlerësohet se ka një rritje më të madhe të fluksit të udhëtimeve.
Paralajmërimet vinë edhe në kohën kur nga liberalizimi i vizave do të përfitojnë edhe shtetasit e Shqipërisë.
Fenomeni i azilkërkuesve u shfaq pak javë pas fillimit të liberalizmit të vizave. Kryesisht ishin shtetas shqiptarë dhe romë që kërkonin azil në vendet e BE-së. Ata vinë nga zona të varfra dhe pa perspektivë të zhvillimit ekonomik.
Nëse shkelen rregullat e regjimit të vizave, personat mund të ndëshkohen me ndalime udhëtimi në zonën Shengen, ku bën pjesë edhe Zvicra.
Nëse ky fenomen merr përmasa shqetësuese, atëherë paralajmërimet janë se mund të vihet në pyetje edhe gjithë regjimi në shtetet përkatëse.
E-Diaspora
-
SWISS anulon fluturimet nga Gjeneva drejt Prishtinës, Berlinit dhe Hamburgut Linia ajrore zvicerane SWISS po redukton orarin e saj dimëror për shkak të vështirësive në furnizimin... -
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore
Jeta në Zvicër
-
Zakonet e lëvizjes së zviceranëve ndryshojnë për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve Përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve të karburanteve, zviceranët po rishikojnë mënyrën se si udhëtojnë, sipas... -
SWISS anulon fluturimet nga Gjeneva drejt Prishtinës, Berlinit dhe Hamburgut -
Nestlé dhe Danone tërheqin fshehurazi formulat për foshnje të kontaminuara me cereulid -
Rënie e obezitetit tek fëmijët në Zvicër, shenja pozitive pas 20 vitesh monitorimi -
Neuchâtel refuzon kurset për përgatitjen e prindërve të ardhshëm













