Lajme
Paralajmërimi i ri nga OBSH-ja rreth përhapjes së koronavirusit
Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia me koronavirus është duke u zgjeruar më shumë se secilën herë tjetër prej kur ka shpërthyer virusi.
Duhet theksuar se vetëm Shtetet e Bashkuara më 1 korrik kanë raportuar 50,000 raste të të infektuarve brenda ditës.
Sipas statistikave, shkalla e infektimit javën e kaluar ka arritur në nivelin më të lartë, treguan të dhënat e OBSH-së.
Shefi i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i rasteve të infektimit brenda ditës ka arritur në mbi 160,000 në nivel global.
Rritja e numrit të të infektuarve ka detyruar zyrtarët amerikanë, sidomos në shtetet jugore dhe ato perëndimore, që të kthejnë mbrapsht vendimet për hapje të restoranteve dhe plazheve, në prag të shënimit të pavarësisë së SHBA-së më 4 korrik.
Kjo situatë duket se ka ndryshuar edhe tonin e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosje të maskave.
“Unë jam për vendosje të maskave. Mendoj se maskat janë të mira. Njerëzit mund të më shohin duke e vendosur atë”, ka thënë ai përgjatë një intervsite për Fox Business.
Trump është kritikuar për rezistim të vendosjes së maskës, mirëpo me rritjen e numrit të rasteve të infektimit, ai ka thënë më 1 korrik se, “nëse do të isha shumë afër njerëzve, do ta vendosja atë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm














