Lajme
Paralajmërohet fluks prej miliona migrantësh drejt BE-së
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, paralajmëroi se Evropa do të ketë një fluks prej miliona migrantësh, nëse politikat kufitare mbeten të dobëta.
Duke folur në një intervistë për tabloidin gjerman ”Bild”, ai theksoi se nuk përjashton as rrezikun e një lufte në funksion të zhvillimeve në kufirin polako-bjellorus.
“Nëse nuk mund të mbajmë mijëra migrantë jashtë kufijve tani, atëherë së shpejti do të ketë qindra mijëra, miliona që do të vijnë në Evropë”, tha Morawiecki, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse nuk i mbrojmë kufijtë tanë në Evropë në mënyrë të vendosur, atëherë miliona persona nga Afrika apo Lindja e Mesme do të përpiqen të vijnë në Evropë dhe veçanërisht në Gjermani”, shtoi ai.
Morawiecki e përshkroi situatën në kufirin me Bjellorusinë si të qëndrueshme, por me rrezik në rritje.
“Forcat bjelloruse po provokojnë gjithnjë e më shumë. Ne polakët jemi të vendosur të mbrojmë kufirin tonë lindor të Evropës dhe madje edhe NATO-n”, theksoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?












