Lajme
Paralajmërohet stuhi në Slloveni, lëshohet urdhër gatishmërie
Shërbimi i Mbrojtjes Civile i Sllovenisë, në prag të një stuhie të parashikuar për mbrëmjen e sotme, ka lëshuar një urdhër duke vënë në gatishmëri të gjithë sistemin e saj, përfshirë ushtrinë.
“Qëllimi është që të mund të reagojmë dhe të ndihmojmë komunat sa më parë. Depot e pajisjeve dhe materialeve janë plot nëse mbaron diçka”, tha komandanti i Mbrojtjes Civile Sreçko Šestan.
Nga sonte deri mëngjesin e së shtunës parashikohen reshje të dendura mbi Slloveni, ndërsa reshjet do të shtohen në barrierat malore të Sllovenisë perëndimore dhe jugore dhe mbi Gorski Kotar. Më pas era do të sjellë reshje të mëdha në Slloveninë qendrore dhe lindore, raporton Index.hr.
Portali thekson se ana veriore të Alpeve tashmë është përfshirë nga një ajër dukshëm më të ftohtë, i cili në ditët në vijim gradualisht do të zbresë në rajonet sllovene dhe se pjesa më e madhe e reshjeve priten sonte, deri mëngjesin e së shtunës.
Në njoftimin për media të Ministrisë sllovene të Mjedisit, thuhet se ka mundësi që gjatë mbrëmjes të vërshojnë lumenj të vegjël në veri dhe pjesën qendrore të Sllovenisë.
“Lumenjtë në lindje të vendit tashmë kanë një prurje tre herë më të madhe se zakonisht, kështu që do të rriten fuqishëm, veçanërisht natën mes të enjtes dhe të premtes”, tha zyrtari i ministrisë Janez Polajnar.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit












