Lajme
Paralajmëron Biden: Bota përballet me dekadë vendimtare
Në fjalimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara, presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua për bashkëpunim me aleatët gjatë, siç tha, “një dekade vendimtare për botën tonë”.
Garancitë e tij vijnë në kohën e tensioneve për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe të një grindjeje të madhe diplomatike rreth një marrëveshjeje të re të sigurisë midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë.
“Unë besoj se ne duhet të punojmë së bashku si kurrë më parë”, tha Biden para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Asambleja e 76-të po zhvillon punimet në Nju-Jork, në sfondin e krizës klimatike dhe të pandemisë së koronavirusit.
Të dyja çështjet i kanë thelluar ndarjet midis aleatëve, por Biden bëri thirrje për bashkëpunim, duke thënë se “suksesi ynë është i lidhur edhe me suksesin e të tjerëve”.
Duke folur për tensionet e vazhdueshme midis SHBA-së dhe Kinës, Biden tha se vendi i tij “nuk po përpiqet për një Luftë të re të Ftohtë ose një botë të ndarë”.
Por, ai u zotua se SHBA-ja do ta mbrojë “me forcë” veten dhe aleatët e saj.
Biden gjithashtu e mbrojti vendimin për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani, duke thënë se “fuqia ushtarake duhet të jetë zgjidhja jonë e fundit”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant









