Ekonomi
Paratë ‘cash’ drejt zhdukjes në Suedi
Megjithatë, shpejtësia me të cilën po zhduket paraja fizike ka nisur të shqetësojë autoritetet

Suedia konsiderohet si shoqëria që përdor më pak paranë ‘cash’ në planet. Tabelat që shkruajnë “nuk pranohen paratë cash” po bëhen një pamje gjithmonë e më e zakonshme nëpër dyqanet dhe restorantet në Suedi, teksa të gjitha pagesat po shkojnë drejt digjitales dhe telefonit.
Megjithatë, shpejtësia me të cilën po zhduket paraja fizike ka nisur të shqetësojë autoritetet.
Shumica e degëve të bankave në Suedi kanë ndaluar së pranuari monedhat fizike; shumë dyqane, muze dhe restorante tashmë pranojnë vetëm pagesat plastike apo me telefon, përcjell albinfo.ch.
Por, kjo ka një tjetër anë negative, që prek veçanërisht të moshuarit, të cilët nuk kanë akses në shoqërinë digjitale.
Vitin e kaluar, shuma e parasë në qarkullim ra në nivelin më të ulët që prej vitit 1990.
Një studim i përvitshëm i publikuar në janar tregoi se vetëm 25% e suedezëve përdorin para për të blerë të paktën një herë në javë, ndërsa në vitin 2013 ishin 63%.
Studimi zbuloi gjithashtu se plot 36% e njerëzve nuk përdorin kurrë para, ose paguajnë me to vetëm një ose dy herë në vit.
Si përgjigje, banka qendrore po vlerëson mundësinë e nxjerrjes së një forme zyrtare të valutës digjitale, një e-krona. Ideja është që e-krona të funksionojë si një shtesë e parasë fizike dhe jo ta zëvendësojë atë plotësisht.
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tërmetet e shpeshta, shqetësojnë autoritetet në Jura Kantoni Jura ka përjetuar tre tërmetet më të mëdha në historinë e tij gjatë 18 muajve...
-
Mungesa e inxhinierëve, kompanitë zvicerane hasin në probleme
-
Shërbimi mjekësor urgjent në Pallatin Federal, 1500 franga në ditë
-
Emetimi i dioksidit të karbonit nga veturat, ende problem në Zvicër
-
Berna dëshiron të testojë shitjen e kontrolluar të kokainës