Bota
Parisi ‘blindohet’ të shtunën për shkak të protestave
Ai ka thënë se 8,000 prej tyre do të pozicionohen në Paris, të mbështetur nga “dhjetëra” makina të armatosura
Autoritetet franceze kanë njoftuar për angazhim masiv të forcave të sigurisë, derisa shumë pika turistike është thënë se do të mbyllen më 8 dhjetor për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës gjatë protestave të planifikuara kundër qeverisë.
Protestuesit e ashtuquajtur “Xhaketat e Verdha”, që janë zemëruar fillimisht për taksat e reja të karburanteve, pritet të marshojnë në Paris për javën e tretë me radhë duke vënë në pah edhe pakënaqësi tjera kundër udhëheqjes së presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Muzetë, teatrot dhe shumë dyqane në Paris është thënë se do të mbyllen, teksa në mesin e tyre edhe Kulla e famshme Eiffel, raporton “REL”.
Protestat pritet të vazhdojnë pavarësisht pse më 5 dhjetor Macron ka pezulluar rritjen e taksave për karburante, të cilat kanë nxitur protestat, përcjell albinfo.ch.
Macron pati marrë këtë vendim në kuadër të planeve të tij për të luftuar ngrohen globale.
Kryeministri, Edouard Philippe i ka thënë televizionit TF1 se 89,000 zyrtarë policorë do të angazhohen më 8 dhjetor në gjithë Francën, duke rritur numrin nga 65,000 sa kanë qenë javën e kaluar.
Ai ka thënë se 8,000 prej tyre do të pozicionohen në Paris, të mbështetur nga “dhjetëra” makina të armatosura.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













