Lajme
Parisi rrezikon kthimin në izolim
Parisi rrezikon të kthehet në izolim javën e ardhshme pasi qeveria franceze tha se pandemia e koronavirusit po përkeqësohej në kryeqytet. Prej tre ditësh, Parisi e ka kaluar kufirin që e vendos atë në kategorinë e rrezikut maksimal – tha ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran.
Niveli i rrezikut maksimal arrihet kur shkalla e infektimeve arrin në 250 për 100 mijë njerëz, të paktën 30 për qind e shtretërve në terapi intensive janë të zënë nga pacientë me koronavirus dhe infektimet mes të moshuarve kalojnë 100 për 100 mijë banorë.
Rajoni i Parisit i ka përmbushur dy kriteret e fundit. Veran tha se nëse situata do të vazhdonte në të njëjtin drejtim, në ditët në vijim, autoritetet nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse ta vendosin Parisin dhe periferitë e tij në kategorinë e rrezikut maksimal duke filluar nga e hëna, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch
Ne do të rishohim të dhënat të dielën, me kryebashkiakun e Parisit dhe zyrtarët e zgjedhur – shtoi ai. Marseja dhe rajoni i Guadeloupes, janë aktualisht zona të rrezikut maksimal, ç’ka ka bërë që baret dhe restorantet të mbyllen.
Sipas ministrisë franceze të shëndetësisë, ky nivel alarmi kërkon edhe mbylljen e të gjitha ambjenteve të tjera si kinema, muze etj nëse nuk kanë protokolle strikte dhe të respektuara shëndetësore si edhe mbylljen e mundshme të zonave pranë plazheve dhe liqeneve.
Niveli i vetëm më i lartë i alarmit është gjendja e emergjencës kombëtare. Shumë biznese në Paris ndërkohë druhen për pasojat afatgjata të mbylljes së aktivitetit të tyre dhe kanë protestuar zhurmshëm kundër kufizimeve aktuale.
Aktualisht në Paris janë ndaluar tubimet e mbi 10 personave në një vend dhe nga e hëna baret mbuyllen në orën 10 të mbrëmjes. Maskat janë të detyrueshme në hapësirat e brendshme. Nëse Parisi kthehet në izolim, ai do të bë het kryeqyteti i dytë evropian pas Madridit që e bën këtë. Qeveria spanjolle e ka vendosur Madridin në izolim me njerëzit që nuk mund të dalin apo të hyjnë në zonë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














