Lajme
Parizienët mirëpresin njoftimin e Macronit për lehtësimet
Parizienët mirëpritën të mërkurën lajmin se dyqanet do të rihapen në periudhën para Krishtlindjes, kur dhe do të lehtësohen kufizimet anti-COVID.
Të gjitha bizneset, me përjashtim të atyre që shesin mallra bazë, janë mbyllur për thuajse një muaj, por do të lejohen të rifillojnë nga puna nga e shtuna, edhe pse me kapacitete të reduktuara, shkruan euronews, përcjell Albinfo.ch.
“A është një strategji e mirë? Nuk e di. Mendoj se është e rëndësishme që secili prej nesh të mund t’i rikthehet jetës normale. Natyrisht është e mirë për dyqanet, edhe pse mendoj se jo të gjithë duheshin mbyllur, si libraritë apo floktoret”, shprehet Sandra, banore e Parisit.
Në qendër të Parisit, në një prej dyqaneve të zinxhirit të lodrave “JoueClub”, punonjësit po përgatisin porositë e bëra me internet, e vetmja formë tregtie e lejuar gjatë bllokadës, përpara se ta kthejnë vëmendjen tek tregtia tradicionale.
Një zëdhënës i kompanisë, që ka 300 dyqane në mbarë Francën dhe një xhiro prej 660 milionë eurosh, deklaroi se bllokada ka ndryshuar zakonet e blerjeve.
“Tregu i lodrave është sezonal. 50 për qind e shitjeve bëhen në muajt nëntor dhe dhjetor. Në të njëjtën periudhë regjistrohet dhe gjysma e shitjeve vjetore. Ndaj është shumë e rëndësishme”, thotë Franck Mathais.
Një ditë më parë, në një fjalim televiziv, presidenti Emanuel Macron deklaroi se Franca do të nisë lehtësimin e bllokadës duke filluar nga fundjava e ardhshme, edhe pse restorantet, baret dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura deri në Vitin e Ri.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












