Kosova

Në Parlamentin Evropian u diskutua për Kosovën

Në Strasburg është zhvilluar një takim ndërmjet deputetëve të Parlamentit Evropian dhe deputetëve të Kuvendi të Kosovës. 

Pas këtij takimi palët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve. 

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka kundërshtuar qasjen në raport me dialogun me Serbinë, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka thënë se nuk mund të ecet tutje nëse nuk vendosen parime dhe kushte ndaj Serbisë. Haxhiu ka thënë se edhe takasa ndaj për mallrat nga Serbia nuk duhet të hiqet. Ndërsa raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimi i vizave kanë ngecur. Përmes një postimi në Twitter, Fajon njoftoi se gjatë takimit ka bërë thirrje që këto dy çështje të zgjidhen sa më shpejt.