Kosova
Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën
420 deputetë kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër. 20 kanë abstenuar
Parlamenti Evropian ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
420 deputetë kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër. 20 kanë abstenuar.
Tanja Fajon, raportuesja për Kosovën, është shprehur e lumtur për këtë votim.
“Qytetarët e Kosovës në hap më afër lëvizjes pa viza në Evropë. E lumtur që kam marrë dritën e gjelbër nga Parlamenti Evropian me një shumicë për negociatat me Këshillin Evropian për liberalizim vizash për Kosovën. Përballja vazhdon me qeveritë e Bashkimit Evropian, dhe nuk do të ndalem deri ta arrijmë”, ka shkruar Fajon në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ministrja për Integrimet Evropiane, Dhurata Hoxha. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizje të lirë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar për miratimin, duke thënë se Kosova kaloi sfidën e radhës.
Ndryshe Komisioni Evropian më 18 korrik të këtij viti, vendosi se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimi Evropian t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit













