Shkurt.ch
Parlamenti kundër iniciativës për Pedofilinë
Sipas parlamentarëve në një rast ekstrem iniciativa do të ndëshkonte edhe njerëzit që nuk meritojnë të ndëshkohen.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë një iniciativë sipas të cilës të dënuarit për pedofili duhet tu ndalohet ushtrimi i profesionit për tërë jetën. Vendimi refuzues i deputeteve është marrë e një shumicë shumë të ngushtë, 89 pro, 88 kundër dhe 14 të përmbajtur.
Të gjithë folësit në parlament kanë qenë të mendimit se teksti i iniciativës paraqet një shqetësim legjitim në vete. Mirëpo shumica e tyre mendojnë se ajo shkon tepër larg. Sepse, arsyetojnë ata, në një rast ekstrem iniciativa do të ndëshkonte edhe njerëzit që nuk meritojnë të ndëshkohen.
Si shembull ata japin rastin kur një i ri 19 vjeçar kryen marrëdhënie intime me miken e tij 15 vjeçare dhe nëse dënohet, ai nuk do të ketë të drejtë tërë jetën të punojë në ndonjë profesion që lidhet me fëmijë. Për këtë arsye Dhoma Nacionale planifikon që vetëm të bëhet ashpërsimi i ligjit në pikat që kontestohen. Qeveria Federale ka tashme para vetes një projektligj për këtë fushë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













