Shkurt.ch
Parlamenti miraton 900 milionë franga për armatim
450 milionë franga janë paraparë të investohen në avionët luftarakë F/A-18, në mënyrë që, këta të jenë në gjendje për t`u përdorur deri në blerjen e fluturakeve të reja luftarake
Deputetët e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, kanë miratuar në parim, me shumicë votash programin për armatim, të prezantuar nga Këshilli Federal. Ky program parasheh një buxhet prej 900 milionë frangash, në të cilin përfshihen 225 milionë franga për blerjen e municionit për armatim të lehtë, shkruan srf.ch. Sipas qeverisë, ushtrisë sot, në rast sprove serioze municioni në dispozicion nuk do t`i mjaftonte për më shumë se disa ditë, transmeton albinfo.ch.
Më tutje, 450 milionë franga janë paraparë të investohen në avionët luftarakë F/A-18, në mënyrë që, këta të jenë në gjendje për t`u përdorur deri në blerjen e fluturakeve të reja luftarake. Siç është raportuar tashmë, Zvicra është duke shqyrtuar blerjen e një numri të madh aeroplanësh luftarak, për çfarë edhe po debatohet në qarqet e këtushme.
Parlamenti ka hedhur poshtë propozimin e Partisë së Gjelbër, që vetëm 12 nga aeroplanët F/A-18 të pajisen sërish.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%









