Shkurt.ch
Parlamenti zbut rregullat për funksionimin e kazinove
Lojërat online me para si Pokeri dhe Ruleti janë lejuar rishtas, por vetëm për rastet kur kazinotë e kanë selinë e tyre në Zvicër
Në të ardhmen, kazinotë e Zvicrës do të kenë të drejtë të ofrojnë lojëra me fitim parash edhe përmes internetit. Po ashtu, ata që nxjerrin leje, do të kenë të drejtë të organizojnë turnire të vogla të pokerit (lojë bixhozi, me letra).
Këto vendime, në kuadrin e rishikimit të Ligjit mbo lojërat e fatit, i kanë miratuar të mërkurën me shumicë votash Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve, në Parlamentin e Zvicrës.
Për lojërat në kazino dhe në lotari edhe më tutje nevojitet marrja e lejes. Lojërat online me para si Pokeri dhe Ruleti janë lejuar rishtas, por vetëm për rastet kur kazinotë e kanë selinë e tyre në Zvicër.
Por ndërkaq të rinjtë e FDP-së dhe të rinjtë e Partisë së Gjelbër kanë paralajmëruar një referendum kundër kufizimeve të përmendura që vlejnë për ndërmarrësit e huaj, jo zviceranë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie











