Shkurt.ch

Parlamenti zviceran miraton kuotat për gratë në bordet e kompanive

Parlamenti zviceran ka miratuar një propozim të qeverisë, që bën thirrje për përfaqësim më të mirë të grave në nivelet më të larta të kompanive, shkruan swissinfo.ch.

Me anë të rregullores së re, kërkohet që kompanitë të ndajnë për gratë së paku 30% të pozitave në bordet e drejtorëve dhe 20% në bordet ekzekutive, gjatë pesë dhe dhjetë viteve të ardhshme, përcjell albinfo.ch.

Swissinfo.ch raporton po ashtu se rreth 250 kompani do të ‘preken’ nga ky vendim, megjithatë, nuk ka sanksione për rastet kur mund të ketë mospërputhje. Kompanive që nuk arrijnë objektivat minimale, do t’u kërkohet sqarim.

Së fundmi, mijëra gra në Zvicër kanë protestuar përmes një greve, duke kërkuar ndër të tjerash trajtim të barabarët me burrat.