Kosova
Partia “Fjala”, aksion simbolik kundër vizitës së Vuçiqit
Partia “Fjala” ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, gjatë të cilit kanë vendosur pako me pelena, dedikuar liderëve politikë.
Përmes këtij aksioni, ata kanë njoftuar që po e shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë dhe reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj kësaj vizite.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Xhevdet Maloku, tha se guximi i Vuçiqit për të folur rreth Ujmanit dhe Trepçës është pasojë e politikës në vend.
Maloku tha se ata e dënojnë ashpër fjalorin e Vuçiqit dhe tregoi se këto pelena u dedikohen liderëve politikë, që sipas tij, janë treguar të frikësuar ndaj kësaj vizite.
Ndërsa, anëtari tjetër i kësaj partie, Avni Çakmaku, ka thënë se vizita e Vuçiqit ka treguar se kush e ka pushtetin në veri të Kosovës.
Drejtuesit e partisë Fjala thanë se kanë qenë kategorikisht kundër vizitës së Vuçiqit në Kosovë, por jo edhe kundër vazhdimit të bisedimeve.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë
















