Lajme
Mijëra gra zvicerane, në grevë për barazi
Me grevën feministe, gratë e Zvicrës duan të tërheqin vëmendjen ndaj pabarazive në paga etj. dhe të promovojnë ndryshimin
Një numër i madh njerëzish kanë protestuar për barazi të grave në grevën feministe, që është mbajtur sot, e mërkurë, në shumë qytete të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Ndër tubimet më të mëdha ishte sigurisht ai në Bernë, ku kanë marrë pjesë deputete të vendit, si Tamara Funiciello etj.
Çështjet kryesore që ka ngritur greva janë të qarta: gratë ende marrin paga më të ulëta dhe pensione më të ulëta se burrat, raporton srf.ch. Përveç kësaj, ato shpesh ballafaqohen me diskriminim dhe ngacmim.
Me grevën feministe, gratë e Zvicrës duan të tërheqin vëmendjen ndaj këtyre pabarazive dhe të promovojnë ndryshimin.
“Duhet të bëjmë grevë! Kjo sepse Kushtetuta federale ka 40 vjet që thotë se ne gratë kemi të njëjtat detyra dhe të drejta si burrat, por fatkeqësisht ende nuk funksionon”, thotë Fumicielo, nga PS.
Ndërsa në Cyrih, pastrueset që pastrojnë hotelet luksoze kanë marshuar nga hoteli në hotel në mëngjes dhe pasdite, duke protestuar kundër pagave të ulëta si dhe presionit dhe stresit që duhet të durojnë në punë. Këtë e ka bërë të ditur sindikata Unia.
Rreth 15 manifestime dhe mitingje ishin planifikuar për grevën e grave në Bazel. Dita e grevës në Bazel u hap në orën 10:45 me një demonstrim të infermiereve që përfshinte karroca, karrige me rrota dhe këmbësorë në Theaterplatz.
Sipas komitetit organizativ, një nga kërkesat është rishpërndarja e “kohës, fuqisë dhe parave në mënyrë që të gjithë të kenë qasje të barabartë në një jetë të mirë”, transmeton albinfo.ch. Pika kryesore e grevës së grave në Bazel është demonstrata në Theaterplatz, e cila ka filluar në orën 17:30.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













