Shkurt.ch
Partitë e djathta rriten në llogari të atyre të Qendrës
SVP/UDC sipas prognozës së përmendur do të ketë gjashtë deputetë më tepër se që ka sot (60 nga 54) ndërsa FDP/PLR do të rritet me edhe 4 deputetë të rinj
Në një analizë që ka publikuar dje gazeta “NZZ am Sonntag” konstatohet se në zgjedhjet nacionale që mbahen më 18 tetor 2015, partitë e djathta do të kenë një rritje të theksuar të numrit të deputetëve. Sipas studimit të institutit nga Cyrihu për hulumtimin e opinionit Sotomo, zgjedhjet që janë në prag, do të sjellin edhe një “rrëshqitje” tjetër të vendit nga e djathta.
Kështu, SVP/UDC sipas prognozës së përmendur do të ketë gjashtë deputetë më tepër se që ka sot (60 nga 54) ndërsa FDP/PLR do të rritet me edhe 4 deputetë të rinj. Rritja e partive në fjalë do të ndodhë në kurriz të GLP (Të Gjelbrit Liberalë) dhe GPS (Partia e Gjelbër e Zvicrës) të cilat do të kenë një rënie të theksuar. GPS, sipas kësaj prognoze do të ketë 5 deputetë më pak se që ka tash e GLP 4 më pak ose të dyja do të humbin nga një të tretën e forcës së tyre në parlament. Partitë e Qendrës CVP dhe BDP do të ndahen me nga një parlamentar më pak ndërsa SP/PS me 2 vende më pak në Parlamentin Nacional.
Prognozën në fjalë instituti Sotomo e ka nxjerrë duke i analizuar rezultatet zgjedhore në 26 kantonet dhe duke i kombinuar ato me trendet e regjistruara nacionale, me sondazhet regjionale dhe me lidhjet e listave të të gjitha partive.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














