Bota

Pas 16 vjetësh identifikohet edhe një viktimë e sulmeve të 11 shtatorit

Viktima, e gjinisë mashkullore, është personi i 1641-të i identifikuar nga 2753 të vdekur në këtë sulm

Një tjetër viktimë e 11 shtatorit të vitit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York është identifikuar, sipas ekzaminuesve mjekësore të qytetit.

Viktima, e gjinisë mashkullore, është personi i 1641-të i identifikuar nga 2753 të vdekur në këtë sulm.

Identiteti i tij – që u gjet përmes teknologjisë së ADN-së – po mbahet i fshehur me kërkesë të familjes.

Para njoftimit, kishin kaluar dy vjet që nga identifikimi i fundit. Viktima e fundit që ishte identifikuar ishte në mars të 2015-s, raporton BBC.

1112 njerëz që vdiqën, 40 për qind të viktimave, mbeten të paidentifikuar edhe 16 vjet pas sulmit terrorist.

Dy aeroplanë kishin sulmuar New Yorkun atë ditë, plus një tjetër në Pentagon në Virginia dhe një tjetër në Pensilvania, duke marrë jetën e së paku 3000 njerëzve.