Bota
Pas Amerikës edhe Izraeli tërhiqet nga UNESCO
Vetëm pak orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga organizmi kulturor i Kombeve të Bashkuara, UNESCO, me një vendim të ngjashëm për t’iu bashkuar amerikanëve ka dalë edhe Izraeli.
Amerika e argumentoi tërheqjen e saj me faktin se UNESCO kishte qëndrime anti-izraelite.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu lavdëroi vendimin e SHBA-ve, duke e quajtur “të guximshëm dhe të moralshëm”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej tij, përcjell albinfo.ch.
Kryetarja i UNESCO-s, Irina Bokova e quajti më herët tërheqjen e SHBA-ve si çështje “keqardhjeje të thellë”. Ajo pranoi, gjithsesi, se “politizimi” kishte triumfuar në organizmin e drejtuar prej saj në vitet e fundit.
Tërheqja e SHBA-ve përfaqëson një humbje të madhe për familjen e Kombeve të Bashkuara dhe multilaterizmit, shtoi Bokova.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












