Bota
Pas dy vjetëve nuk do të ketë matje dimërore të kohës në Evropë
Vendimi për të shfuqizuar ndryshimin e kohës dimërore në BE mund të bëhet deri në vitin 2021, tha ministri austriak i Transportit, Norbert Hofer, shkruan albinfo.ch.
Data e fillimit, e cila është shtyrë dy vjet më vonë se propozimi i Komisionit Evropian për në shtator, do t’u japë më shumë kohë shteteve anëtare për t’u përgatitur, tha Hofer, vendi i të cilit mban aktualisht Presidencën e radhës së BE-së.
Orari i përshpejtuar i propozuar nga Komisioni Evropian u vu në pikëpyetje në tetor, pasi disa shtete anëtare paralajmëruan se nuk do të ishin në gjendje të marrin masat e nevojshme për t’u përshtatur në fusha të tilla si transporti ajror.
«Nëse insistojmë që menjëherë ta bëjmë ndryshimin, ajo do të minojë propozimin e Komisionit. Ne nuk do të jemi në gjendje të ndalojmë praktikën e ndërrimit të kohës», tha Hofer para fillimit të një takimi të ministrave të transportit të BE-së.
Komisioni ka propozuar që shtetet anëtare të heqin dorë nga ndërrimi i kohës nga dimri në verë, pas një sondazhi online në gjithë BE-në, sipas të cilave 84 për qind e të anketuarve mbështetën idenë.
Për një ndryshim të tillë, megjithatë, reforma përfundimtare duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian. Pas kësaj, shtetet anëtare do të vendosin vetë nëse ato do të mbeten në orar, ose do të mbajnë kohën standarde gjatë gjithë vitit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












