Lajme

Pas Kukësit, tërmet edhe në Dibër

Disa lëkundje të njëpasnjëshme janë shënuar ditën e sotme në Kukës dhe në Peshkopi.

Tërmetet kanë rënë shumë pranë njëri-tjetrit dhe magnituda me e fortë ka qenë 4.6.

Akoma nuk ka njoftim nëse ka pasur dëme apo jo, shkruan Topchannel.

Lëkundjet janë ndier në Tiranë dhe në Shëngjin si dhe zonat përreth, përcjell Albinfo.ch.