Lajme

Pas pandemisë, rifillon festa e pranverës në Cyrih edhe me parakalimin e fëmijëve shqiptarë

Fëmijët e grupit të vegjëlve të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër, të veshur në veshje kombëtare, të dielen kishin zërë vendin e tyre të radhës të defilimit, pas një pauze të kësaj feste tradicionale, dhe pas lehtësimit të masave të pandemisë, sigurisht se me një kënaqësi e madhe të të gjithë atyre fëmijëve që ishin mbledhur sot në festen tradicionale “Sechseläuten”, e cila mbahet për çdo vit në Cyrih, me përcjelljen e pranverës.

Kjo kënaqësi vërehej në ftyrat e tyre, edhe pse me një mot jo të mirë dhe me shi, por që nuk i pengonin as pikat e shiut, as pak të ftohtit që mbretroi këtë të diel në parakalimin e fëmijëve të shumë nacioneve të ndryshme dhe shoqatave të fëmijëve zviceranë me veshje e kostume të lamishme, në mesin e tyre edhe shqiptarët.

Si zakonisht udhëheqja kishte planifikua dhe kujdesej për radhitjen dhe formen e parakalimit ku, një djalë dhe një vajzë bartin flamujt, njërin atë kombëtar e tjetrin të shtetit të Kosovës, së bashku me një djalë tjetër që barte pankartën me hartën e Kosovës, që i prinin kolonës prej rreth 40 fëmijëve, të Shkollës së Vallëzimit “Shota” nga Kantoni i Aaraut dhe qytete tjera me rrethinë, e cila vepron tash 29 vjet të veprimtarisë së saj, e cila ishte krijuar nga Agron Bajrami, (tashmë i ndjer ), dhe Lirije Bajrami, e që sot udhëhiqet me pasion nga vajza e tyre,  Shkëndije Bytyqi- Bajrami.

Në këtë manifestim ishte i pranishme edhe kryetari i SHKA “Dardaniha” nga Winterthuri, edhe pse kësaj here nuk kishin arritur të marrin pjesë me grupin  e fëmijëve në këtë defilim, për shkak të pushimeve pranverore, ai nuk kishte mundur të mos marrë pjesë me fëmijët e mrekullueshën të SHSHV  “Shota”, ku kishin marrë po ashtu pjesë disa herë së bashku me ta, dhe për të shkëputur ndonjë foto dhe material arkivor të këtij manifestimi.

Një kolorit ngjyrash të flamujve dhe kostumeve të larmishme vërshonte sot Cyrihun, ndërsa mijëra qytetarë kureshtarë, edhe pse me mot të ligë, përshëndesin me buzëqeshje këto kolona të një pas njëshme, deri sa arrijnë edhe fëmijët shqiptarë me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, e prej nga dëgjojmë dhe shofim qytatarë se si i njoin shqiptarët nga veshjet dhe përgëzojnë parakalimin e fëmijëve tanë, nga ata edhe Artin 6 vjeq.

Si që dihet më tash fëmijët  shqiptarë të Shkollës së Vallëzimit “Shota” kanë marrë pjesë tradicionalisht në manifestimin e Cyrihut që nga viti 1997, me disa pauza të pakëta edhe ato të arësyeshme gjatë viteve, por që kjo traditë dhe prezentim i kulturës dhe paraklimi i kësaj feste tash më është bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme, ku sot Shkëndija dhe Shqipja, si dhe asistentet e tyre kujdeseshin së bashku me disa prindër,  që rrjedha të shkojë sa më mirë, duke e  zbukuruar defilimin  edhe me flamuj të vegjël në duart e fëmijëve që i valviteshin me kënaqësi.

Thuhet se kjo festë është pagane “Sechseläuten”, e quajtur në gjermanisht, ku dita e parë e saj i kushtohet parakalimit të fëmijëve, kurse dita e dytë parakalimit të të rriturëve, dhe ndezja e dordolecit të punuar nga tekstili, druri, kashta e dinamiti, të quajtur “Bögg”, që sipas gojëdhënave popullore, që esenca e asaj është; se a digjet shpejt apo ngadalë, ashtu do të marrë edhe moti gjatë kësaj vere, apo edhe djegien e dimrit.

Teksti dhe fotot: Shefqet Cakolli