Lajme

Pas mbylljes disaorëshe, hapen për trafik Autostrada A2 dhe Tuneli Gotthard

Autostrada A2 si dhe tuneli Seelisberg si dhe tuneli rrugor Gotthard mundën të hapeshin për trafik përsëri rreth orës 17.30 pasdite

Gjatë pasdites së të martës, moti në Uri ka shënuar zbutje të dukshme. Bora ka vazhduar vetëm në lartësi të mëdha ndërsa reshjet e shiut janë zvogëluar. Po ashtu edhe nivelet e ujit të përrenjve të mëdhenj, veçanërisht të lumit Reuss, kanë rënë ndjeshëm, shkruan sda.ch.

Falë këtij zhvillimi pozitiv, autostrada A2 si dhe tuneli Seelisberg si dhe tuneli rrugor Gotthard mundën të hapeshin për trafik përsëri rreth orës 17.30 pasdite, shkruan Policia e Kantonit (KAPO) Uri, transmeton albinfo.ch.

Sipas KAPO të Urot masat e mbrojtjes nga përmbytja dhe planet e emergjencës kanë dëshmuar vlerën e tyre dhe kanë shpëtuar zonën e banimit të këtij kantoni nga dëmtimet e mëdha.

Sistemi i shkarkimit të ujërave nga përmbytjet në Seedorf ka funksionoi siç është planifikuar. Atje masat e ujit nga lumi Reuss janë devijuar në një mënyrë të kontrolluar, përcjell albinfo.ch.

Falë niveleve në rënie, sistemi i shkarkimit Altdorf nuk u vu fare në veprim. Po kështu, autostrada A2 nuk është përmbytur por vetëm ishte paaftësuar për trafik.

Megjithatë disa qafa, si: Gotthard, Susten Pass, Furka Pass dhe pjesa midis Hospental dhe Realp mbeten të mbyllura. Një rivlerësim i situatës së rrezikut në pjesët e bllokuara do të bëhet nesër në orën 8 të mëngjesit.