Kosova
Pas publikimit të videos, Vetëvendosja kërkon të merren masa ndaj Molliqajt
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë duke kërkuar të merren masa ndaj dhunuesve dhe mashtruesve.
Pas publikimit të videos, Vetëvendosje ka kërkuar të merren masa ndaj anëtarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, pas publikimit të pamjeve të përleshjes fizike mes tij dhe Haki Abazit të VV-së.
Pamjet tregojnë sulm brutal pasi Abazi është sulmuar prapa shpine thuhet në postin e VV-së.
“Të merren masa ndaj dhunuesve e mashtruesve. Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje!, Haki Abazit, nga ana e kandidatit të AAK-së Dardan Molliqaj dhe truprojës së tij Fatos Sahitit. Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine”, thuhet në reagimin e VV-së.
VV-ja ka thënë se këto imazhe “vulosin si njeri të dhunshëm e si mashtrues Dardan Molliqajn”. Kjo parti ka akuzuar edhe Rexhep Hotin e PDK-së për fshehje të vërtetës. VV ka kërkuar nga AAK-ja, partnere e PSD-së, “të dënojë dhunën kriminale të Molliqajt”.
Gjithashtu, partia e Albin Kurtit ka thënë se është e zhgënjyer nga mosveprimi i Prokurorisë, nga e cila ka kërkuar të marrë masa, e të kërkojë arrestimin e Molliqajt.
“Ne e denoncojmë këtë krim, dhe konsiderojmë se këto imazhe e vulosin si njeri të dhunshëm e si mashtrues Dardan Molliqajn, i cili asokohe mohoi të ketë sulmuar fizikisht. Po ashtu, del se edhe Rexhep Hoti e paska fshehur të vërtetën, meqenëse dukshëm ishte dëshmitar i këtij sulmi. Të dyja partitë duhet të distancohen nga këta kandidatë, AAK duhet të dënojë dhunën kriminale të Molliqajt, e PDK-ja duhet të dënojë mashtrimin publik nga ana e Rexhep Hotit. Në të njëjtën kohë, jemi të zhgënjyer nga mosveprimi i prokurorisë, e cila i ka pasur në dorë këto filmime”, thuhet më tej në reagim të VV-së. “Lëvizja Vetëvendosje! kërkon nga policia e prokuroria të marrin masa tash që e vërteta doli në shesh. Prokuroria duhet të kërkojë arrestimin e Molliqajt, i cili e ka sulmuar një person vetëm pse nuk pajtohet politikisht me të. Njëkohësisht media duhet të mos i japë hapësirë këtyre dhunuesve e mashtruesve flagrantë”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















