Shkurt.ch
Pas reshjeve të mëdha të borës, Zvicrën e presin vërshimet e lumenjve
Për shkak të nivelit të lartë që ka arritur uji, aktualisht është ndalur trafiku i anijeve në lumin e Rajnës, në linjën në mes të Rheinfeldenit (Aargau) dhe Kembs në Francë
Me rritjen e masës së borës nga reshjet e ditëve të fundit kryesisht në zonat malore, shtohet rreziku nga vërshimet e lumenjve në zonat fushore të Zvicrës, shkruasn srf.ch.
Duke pasur parassh këtë mundësi, Zyra Federale për Ambientin ka ngritur shkallën e alarmit në 3, nga 5 shkallë s aka gjithsej kjo shkallë që shënon rrezikun nga vërshimet, transmeton albinfo.ch. Këtë masë, zyra në fjalë e ka marrë pas njoftimeve mbi reshjet e fuqishme të shiut që janë regjistruar në pellgun e lumit Aare dhe Rajna.
Për shkak të nivelit të lartë që ka arritur uji, aktualisht është ndalur trafiku i anijeve në lumin e Rajnës, në linjën në mes të Rheinfeldenit (Aargau) dhe Kembs në Francë. Autoritetet konsiderojnë se uji në Rajnë në natën në mes të të hënës dhe të martës do të arrijë nivelin e vet më të lartë.
Në zonat e rrezikuara në brigje të lumit që përfshijnë komunat si Wallbach dhe Brugg (të dyja në Kantonin Aargau), janë shpallur masat mobile për mbrojtjen kundër vërshimeve.
Ndryshe, në zonat malore vazhdojnë reshjet e borës të përziera edhe me shi. Në disa vende ka süerish ndërprerje të linjave hekurudhore ndërsa në disa lokalitete në Kantonin e Valisit por edhe në atë të Bernës dhe në Romandi ka pasur edhe rrëshqitje të dheut me ç`rast janë dëstuar shumë disa rrugë, duke u bërë i pamundur kalimi nëpër to.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











